• |
ide | kryesore

“The Guardian”: Shaqiri do të zëvendësojë Gerrard

Arkiva, Sport
shaqa.jpg



Steven Gerrard përfundimisht ka vendosur të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit. Pas këtij lajmi, mediat britanike kanë nisur të spekulojnë se kush mund ta zëvendësoi kapitenin legjendar. Sipas The Guardian, Xherdan Shaqiri është kandidat më serioz për tu transferuar në Liverpool dhe për ta zëvendësuar ish reprezentuesin e Anglisë. “Edhe Juventus e Inter janë të interesuar për Shaqirin, por Liverpool ka treguar gatishmëri që të nënshkruar kontratë afatgjate me lojtarin, dhe jo ta marrë si huazim” – shkruan The Guardian. Shaqiri është i pakënaqur me trajtimin te Bayern Munich dhe pritet të largohet nga ekipi gjatë këtij muaji, edhe pse Pep Guariola ka insistuar se lojtari i kombëtares zvicerane do të mbetet në ekip./GazetaEkspress/