• |
ide | kryesore

Ka shpresë për Schumacher, qan kur dëgjon zërin e gruas dhe fëmijëve

Arkiva, Sport
shumiiii.jpg



Në ditën kur ai mbush 46 vjeç, vjen një tjetër sinjal shprese për Michael Schumacher. Pak më shumë se një vit nga aksidenti që dërgoi në spital në gjendje të rëndë për jetën ish-piloti i Ferrarit në Formula 1 është parë duke qarë kur dëgjon zërin e gruas dhe të fëmijëve. Kampioni gjerman doli nga koma prej 6 muajsh dhe tashmë mund të komunikojë vetëm nëpërmjet syve. Megjithëse në shumicën e rasteve syte e tij shohin në boshllëk, ata janë të hapur dhe në disa raste tregojnë se i njeh disa fytyra të afërta të familjarëve.

7 herë kampioni i botës është në gjendje të komunikojë, megjithëse ende jo me zë. Përsa i përket levizshmërisë së tij, sipas revistës “Autosprint” Schumacher mund të qëndrojë i ulur megjithatë burime të tjera thonë se ai nuk mund të lëvizë në gjendje të pavarur. Pas një viti nga aksidenti, 6 muaj në koma dhe dy operacione në tru, duket se tashmë mund të shpresohet për jetën e tij.



Ka shpresë për Schumacher, qan kur dëgjon zërin e gruas dhe fëmijëve

I pakategorizuar
shumiiii.jpg



Në ditën kur ai mbush 46 vjeç, vjen një tjetër sinjal shprese për Michael Schumacher. Pak më shumë se një vit nga aksidenti që dërgoi në spital në gjendje të rëndë për jetën ish-piloti i Ferrarit në Formula 1 është parë duke qarë kur dëgjon zërin e gruas dhe të fëmijëve. Kampioni gjerman doli nga koma prej 6 muajsh dhe tashmë mund të komunikojë vetëm nëpërmjet syve. Megjithëse në shumicën e rasteve syte e tij shohin në boshllëk, ata janë të hapur dhe në disa raste tregojnë se i njeh disa fytyra të afërta të familjarëve.

7 herë kampioni i botës është në gjendje të komunikojë, megjithëse ende jo me zë. Përsa i përket levizshmërisë së tij, sipas revistës “Autosprint” Schumacher mund të qëndrojë i ulur megjithatë burime të tjera thonë se ai nuk mund të lëvizë në gjendje të pavarur. Pas një viti nga aksidenti, 6 muaj në koma dhe dy operacione në tru, duket se tashmë mund të shpresohet për jetën e tij./lapsi.al/