• |
ide | kryesore

“Të mbaj unë në krahë, si ti dikur…”, përqafimi i nipit që ka mallëngjyer internetin

Arkiva, Stil
nipi.jpg



Përqafimi i tij është i ngrohtë dhe dashamirës, ashtu si një nënë mban foshnjën e saj të sapolindur. Quhet Giancarlo Murisciano dhe është 28 vjeç. Ai e ka kaluar natën e vitit të ri me gjyshen e sëmurë nga Alzeihmer. Është kaq e rrallë të shohësh një nip që kujdeset kështu për gjyshërit. Fotografia u postua prej tij në Facebook  dhe menjëherë mallëngjeu mijëra persona që e shpërndanë bashkë me mesazhin e shkruar prej tij.

“Edhe kjo është dashuri… Nuk ishte 31 dhjetori më i mirë i jetës sime… por kjo është pjesë e jetës… Një herë e një kohë më mbaje ti kështu, mbi këmbët e tua dhe unë bëja gjumë, pa turp dhe pa frikë. Për tu kujtuar të gjithëve se jeta duhet jetuar dhe duhet luftuar, ky është urimi im për 2015-ën me prezencën e dikujt që mund t’ju mbrojë dhe të jetë i lumtur dhe i buzëqeshur me ju…

Giancarlo kujton kur gjyshja kujdesej për të.

“Jam rritur nga gjyshërit dhe për shumë vite kanë qenë ata që më kanë ofruar më shumë nga sa unë mund t’ju jepja”.  

Giancarlo tani është 28 vjeç ndërsa gjyshja e tij 87 vjeç dhe shpesh e ngatërron me të vëllain që i ka vdekur prej vitesh. Ajo i ka bërë lëmsh tashmë kujtimet , por Giancarlo është aty për t’ia kujtuar. Kyë shtë kalimi nga dy gjenerata. Një herë ishte ajo që e mbante në krahë, ndërsa tani është ai që i kthen “borxhin”./lapsi.al/