• |
ide | kryesore

5 gjëra që duhen diskutuar përpara se të jetoni bashkë

Arkiva, Stil
gjerat.jpg



Pas shumë takimeve të pa fat, më në fund keni gjetur partnerin ideal. Ky po që është një lajm i mirë, por ju duhet të dini pesë gjërat që duhet t’i bisedoni me partnerin para se të hyni në lidhje. Të jetosh me partnerin është gjëja më emocionuese. Nëse ju bisedoni me partnerin për këto gjëra, atëherë secila lëvizje do të jetë më e lehtë për ju. Edhe nëse dëshiron të vendosësh një karrikë të shëmtuar në dhomën e pritjes, bisedojeni më parë me partnerin.

Koha e vlefshme

Cili është dallimi mes jush? Koha e vlefshme mund të jetë gatimi i darkës, biseda rreth ditës tuaj, duke bërë një kurs të yoga-s bashkë, apo të merreni me një projekt të hareshëm që mund të ju ngacmojë të dyve. Koha e vlefshme bëhet kur ndërveproni njëri me tjetrin, duke biseduar, duke qeshur, duke bërë shaka të ndryshme. Situatat që ju bëjnë të ndjeheni mirë është kur shikoni TV bashkë, kur lexoni në të njejtën dhomë, kur punoni në lap-top pranë njëri tjetrit. Sigurohuni që edhe partneri juaj, njejtë sikur ju, mendon se koha më e vlefshme është kur e ndan me ju. Është shumë e lehtë të ndjeheni sikur jeni lënë pas dore.

Qeraja e apartmentit

Ah, paratë! Në këtë rast do ndërlikoheni. Marrja e një apartmenti me qira mund të ju duket gjë e thjeshtë, por patjetër që në lidhje me këtë duhet të bisedoni me partnerin tuaj. Po nëse ju fitoni më shumë se partneri juaj? Ose, fitoni shumën e njëjtë, por partneri juaj ka edhe kredi për të paguar? Bisedoni se si do ta ndani qeranë dhe faturat tjera, para se të vendosni të jetoni bashkë në një apartment.

Kam nevojë të rri vetëm

Disa nga ne kanë nevojë të madhe për të fituar energji dhe kur bisedojmë, kthehemi pas në ditët e vështira. Duhet të bisedoni me partnerin tuaj për kohën që ju nevoitet për të qenë vetëm.

Pastërtia

Mund të supozoj, që të paktën 15% e argumentimeve fillon për shkak të peshqirit të lagur në dysheme. Mos u bëhi aso çifti! Para se të vendosni që të jetoni bashkë, bisedoni në lidhje me pastërtinë. Është mëse e rëndësishme që të dini që njëri nga partnerët në çift është më pak i dhënë pas pastërtisë. Atëherë, duhet ta dini, që nëse vendosni të jetoni bashkë, mund të ndodhë që ndonjëherë të mos e gjeni brushën e dhëmbëve në vendin e duhur, por nuk është e thënë që pikërisht për këtë arsye të filloni argumentimet.

Koha me miqtë

Jeni i shoqërueshëm? Po partneti juaj? A dëshironi që shtëpinë ku jetoni ta ndani edhe me miqtë? Disa njerëz preferorjnë që bisedat me miqtë t’i bëjnë jashtë ambientit shtëpiak, disa duan që në fundjavë të rrinë zgjuar deri vonë bashkë më miqtë. Me partnerin duhet të bisedoni mbi shoqërinë. Si do të ndjeheni nëse partneri juaj fton miqtë e tij çdo të hëne për të parë futboll? Kush do gatuaj për ta? Për këtë duhet biseduar me partnerin, në mënyrë që t’iu iket argumenteve.