• |
ide | kryesore

Angelina Jolie takon Papa Françeskun në Vatikan

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Mëngjesin e të mërkurës (8 Janar), Angelina Jolie ka takuar në një pritje private, Papa Françeskun. Aktorja 39-vjeçare shfaqi në Vatikan filmin e saj, kësaj here në rolin e regjisores, "Unbroken". Vetë Ati i Shenjtë nuk ishte i pranishëm në këtë premierë por një përfaqësi e lartë e kishës katolike, panë projeksionin e filmit të saj. Ylli i Hollywood-it pas takimit me Papa Françeskun deklaroi: "Ftesa për te qenë në Vatikan me projektin tim, ishte një nderim që iu bë historisë që unë kam treguar në filmin Unbroken." Angelina u prit në Vatikan me një tufë lulesh dhe një dhuratë simbolike.