• |
ide | kryesore

E kam burrin 85 cm, por është hamshor i vërtetë në shtrat

Arkiva, Stil
burri.jpg



Sean Stephenson dhe Mandie Knis janë një çift bashkëshortësh që jetojnë në Chicago. Pas dy vitesh martesë thonë se janë edhe më të lumtur pavarësisht fyerjeve që marrin shpesh në rrjetet sociale.

Motivi? Sean, 35 vjeç vuan nga një sëmundje e rralë (një në 30 mijë persona) që godet sidomos kockat dhe artikulacionet dhe që mund të krijojë probleme të mëdha fizike. Për të lëvizur duhet të përdorë një karrige me rrota për shkak të disa frakturave të pësuara. Ai është i gjatë 85 centimetra. Shumë persona e akuzojnë Mindin se qëndron me të vetëm për paratë.

Replika e gruas me mediat është sjellë nga britanikja “Mirror”. “Unë dhe burri im jemi të lumtur. Nuk na intereson çfarë thonë ata që nuk na njohin. Kur e takova Sean për herë të parë në 2009, nuk ishte një “dashuri me shikim të parë”, por më pas mësova ta njoh. Dhe e dini çfarë? Jeta jonë seksuale është shumë më e pasur se shumë çifte që unë njoh. Burri im është personi më seksual që njoh, një hamshor i vërtetë.”

Edhe Sean thotë të tijën: “Ajo që thotë Mindie është e vërtetë. Seski është një pjesë e rëndësishme e jetës sime”./lapsi.al/