• |
ide | kryesore

Hapet kutia me mesazhe e groposur në vitin 1795

Arkiva, Stil
kuti.jpg



Për 200 vjet qëndroi e mbyllur me përmbajtjen e saj të vyer brenda State House të Boston. Më 11 dhjetor 2014  u arrit që të gjendej rastësisht për shkak të një hyrje të ujit ndrësa përmbajtja e saj doli në dritë këto ditë në Muzeun e Arteve. E quajtur “Kapsula e kohës” ajo ka formën e një kutie duhani dhe ishte fshehur nga Paul Revere, një revolucionar amerikan dhe Samuel Adams, në atë kohë Guvernator i Massachusetts. Brenda saj u gjendën monedha argjendi dhe bakri, një pllakë argjendi e futur nga Paul Revere, një medalje që ka portretin e George Washington, një vulë e CommonWealth, një faqe e “Massachusetts Colony Records”, disa gazeta të kohës, kartolina dhe kartëvizita. Është kjo një fotografi e asaj epoke dhe që pas një studimi të thellë do të sjellë në dritë më shumë detaje nga kjo kuti./lapsi.al/