• |
ide | kryesore

Shqipëria, 100 vjet më parë (foto)

Arkiva, Stil
shqip.jpg



Shqipëria ka qenë e bukur edhe një shekull më parë, e kjo është e dokumentuar me foto të ndryshme. Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka postuar në profilin e tij disa foto nga Durrësi i vitit 1914, Shkodra, Tirana, dhe Vlora në vitet të ndryshme ato 20 dhe 30. “Vini re sa shtëpi të bukura, të gjitha me bahçe e me pemë, të ndara me hapësirë nga njëra-tjetra. 100 vjet më parë!”, shkruan Ikonomi. “Arritja e Princ Vidit në Durrës, 7 mars 1914. Foto e marrë nga një kënd i veçantë. Në atë kohë në Durrës kishin ardhur plot korrespondentë të huaj dhe nga ajo datë ka plot fotografi”, është një tjetër shpjegim për fotot e shpërndara.


Durrësi në vitin 1914. Vini re sa shtëpi të bukura, të gjitha me bahçe e me pemë, të ndara me hapësirë nga njëra-tjetra. 100 vjet më parë!

Durrësi në vitin 1914


Vlora në vitet 1920. Shtëpi të bukura, të larta, me stil. Sarajet e Vlorajve në të majtë janë prishur dhe vendi është bërë lulishte.


Arritja e Princ Vidit në Durrës, 7 mars 1914. Foto e marrë nga një kënd i veçantë. Në atë kohë në Durrës kishin ardhur plot korrespondentë të huaj dhe nga ajo datë ka plot fotografi.

Domino, 100 vjet më parë. Kjo foto duhet të jetë bërë në Tiranë ose në Durrës.

Gjimnaziste e Tiranës, prill 1938, në kohën e dasmës së Mbretit Zog me Geraldinën.

Shkodër, vitet 1920. Njerëzit duken fisnikë dhe dinjitozë, dyqanet të hijshëm.

Tiranë, prill 1938

Tiranë, vitet 1920