• |
ide | kryesore

Shqipëria e 1957 në fotot e një albanologu të famshëm gjerman

Arkiva, Stil
Pazari-i-Vjetër-në-Tiranë.jpg



Albanologu i njohur, Robert Elsie, në faqen e tij dedikuar hulumtimeve për Shqipërinë, në seksionin e fotove, sjell këtë koleksion fantastik, të realizuar në vitin 1957 nga Wilfried Fiedler.“Prof. Dr. Wilfried Fiedler (lindur 1933 në Oberfrohna, Chemniz) është albanologu më i njohur dhe më i rëndësishëm në hapësirën gjermanofolëse dhe vazhdues i traditës së Gustav Meyer-it, Norbert Jokl-it dhe Maximilian Lambertz-it.Pas përfundimit të studimeve për sllavistikë në vitin 1955 ai filloi punë si asistent shkencor pranë Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave në Berlin. Në këtë kohë ai filloi të merrej edhe me gjuhën shqipe për të marrë pjesë në ekspeditën e përbashkët etnografike gjermano-shqiptare të etnologëve Erich Stockmann dhe Ramadan Sokoli që u zhvillua në vitin 1957 në Shqipëri. Pas kësaj ekspedite në Gjermani u botua studimi “Këngët e Çamëve” tekstet e të cilave, u përkthyen në gjermanisht nga prof. Fielder,” shkruan Elsie.

Fshatarë në Divjakë

Fshatarë në Divjakë

Gjirokastra

Gjirokastra

Karrocë me buaj në Elbasan

Karrocë me buaj në Elbasan

Një e re në pazarin e Shkodrës

Një e re në pazarin e Shkodrës

Një fshatar në Kavajë

Një fshatar në Kavajë

Një grua me xhubletë në veri

Një grua me xhubletë në veri

Një hoxhë në Krujë

Një hoxhë në Krujë

Një i ri luan me çifteli

Një i ri luan me çifteli

Një lypës në Tiranë

Një lypës në Tiranë

Pamje nga Xarra në Sarandë

Pamje nga Xarra në Sarandë

Pazari i Vjetër në Tiranë

Pazari i Vjetër në Tiranë

Pranë Pogradecit

Pranë Pogradecit

Shtëpi tradicionale në Mallakastër

Shtëpi tradicionale në Mallakastër

Të rinj në Koplik

Të rinj në Koplik

Wilfried Fiedler në Sarandë në vitin 1957

Wilfried Fiedler në Sarandë në vitin 1957

Wilfried Fiedler

Wilfried Fiedler