• |
ide | kryesore

Supermbesa sfidon Arminën

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Megjithëse shoqëria e familja e mbajnë për vajzë sfiduese dhe rebele, së paku në një pikë, Dasara Malltezi është në të njëjtën linjë me familjen; ata nuk i flasin Arminës. Supermbesa dhe e dashura e dajë Shkëlzenit, Armina Mevlani, janë parë të marrin pjesë pak ditë më parë në të njëjtin event, por, pa shkëmbyer qoftë edhe një përshëndetje me njëra-tjetrën. Të ftuara nga mikesha e tyre e përbashkët, modelja Aurela Hoxha, vajzat vijuan të shijonin prezantimin e fustaneve të atelierit, ndërsa e kanë injoruar totalisht prezencën e sho-shoqes. Kjo ngjarje ndodhi pas ballos së fundvitit organizuar nga Presidenti, ku për herë të parë, çifti ish-Kryeministror Berisha, u panë në të njëjtin ambient publik me nusen e tyre të ardhshme Arminën shoqëruar nga djali Shkëlzen. Sali Berisha, nuk reagoi edhe pasi Ermal Mamaqi i tha “ti pret fëmijë për këtë vit”.