• |
ide | kryesore

Çfarë i ndodh një femre që nuk bën seks

Arkiva, Stil
sex.gif



Është shumë e sigurt që keni dëgjuar se “femrat të cilave “periudha e thatë” u zgjatë diçka më shumë, kanë edhe vaginë më të ngushtë, ndërsa ato të cilat kanë seks të rregullt e kanë më të gjerë”. E po, ekspertët thonë se kjo nuk është fare e vërtetë. Fakti është se muskujt e vaginës janë elastikë. Ata gjatë marrëdhënies intime zgjaten, ndërsa pastaj kthehen në formën e mëparshme. Megjithatë, ekzistojnë dy raste në jetë, kur vagina ndërron formën dhe madhësinë për një kohë të gjatë.

Hulumtimet kanë treguar që vaginës i nevojiten edhe gjashtë muaj që të rregullohet nga lindja, mirëpo pas kësaj periudhe kthehet në gjendjen e mëparshme.

Situata e dytë është plakja, sepse në trupin e femrës zvogëlohet niveli i hormoneve, gjë që do të thotë që muret vaginale bëhen gjithnjë e më të hollë dhe gjithnjë e më pak elastikë. Lajm i mirë është që tonusi i muskujve mund të përmirësohet me ushtrimet e Kegelit.

Për shkak se, nëse herën tjetër ju duket që vagina juaj është më e ngushtë se më parë, kjo nuk ndodh për shkak të “thatësisë”, por për shkak që nuk jeni relaksuar dhe eksituar mjaftueshëm. E gjithë ajo që ju duhet, është edhe pak paralojë./Telegrafi/