• |
ide | kryesore

Nora Istrefi 5-muajshe shtatëzënë, vazhdon këndon diskotekave

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Këngëtarja e njohur Nora Istrefi vijon aktivitetin “normal” edhe pse shtatëzënë. Normal, kemi parasysh angazhimin e saj si artiste, pasi, që prej lajmit se do të bëhet nënë, përveç braktisjes së spektaklit të kërcimit “Dance with me”, Nora vazhdon të këndojë diskotekave edhe pse në muajin e pestë të shtatëzënisë. Këtë fundjavë, bashkëshortja e Robertit ka dhënë show-n e rradhës në një club në Tiranë, ku si gjithmonë ka dhuruar një shfaqje provokuese. Këngëtarja seksi edhe kësaj rradhe është kritikuar në rrjetet sociale nga fansat e shumtë që i kërkojnë të preferuarës së tyre, të heqë dorë nga skena, të paktën deri sa të sjellë në jetë vajzën e saj.