• |
ide | kryesore

Pazzini dhe De Jong kualifikojnë Milanin në Kupën e Italisë (video)

Arkiva, Sport
milaniii.jpg



Milani është rikthyer tek fitoret ndërsa mbrëmjen e së martës ka mundur 2-1 Sassuolon në San Siro në kuadër të Kupës së Italisë. Për kuqezinjtë shënoi i pari Pazzini me një gol mjaft të bukur  në minutën e 38-të. Skuadra e Sassuolos që po bën një kampionat mjaft të mirë këtë vit barazoi përkohësisht në minutën e 64-t me penallti. Për kuqezinjtë, golin e fitores e shënoi holandezi De Jong, 4 minuta para përfundimit të takimit. Skuadra e Inzagit vijon në këtë mënyrë të pretendojë një prej titujve duke qenë se në Seria A ndodhet në mes të tabelës./lapsi.al/