• |
ide | kryesore

Allegri merr Pazzinin tek Juventus

Arkiva, Sport
pazzo.jpg



Sipas “Gazzetta dello Sport”, Giampaolo Pazzini është shprehur i gatshëm të largohet nga Milani, gjatë janarit. Sulmuesi i cili të martën në mbrëmje realizoi njërin prej golave në fitoren 2-1 ndaj Sassuolos në San Siro me të cilën kuqezinjtë u kualifikuan për në çerekfinale të Coppa Italia, ka vendosur të largohet nga klubi. “Gazzetta dello Sport” shkruan sot në faqe të parë se ai ka vendosur të ndërrojë mjedis pasi Milan është i gatshëm të mirëpres sulmuesin Mattia Destro nga Roma. Por, Pazzini pritet të mbetet në Serie A pasi ka zgjuar interesim nga Juventus, që kërkon një sulmues të ri duke pasur parasysh se Sebastian Giovinco mund t’i bashkohet Fiorentinës, në ditët në vazhdim.