• |
ide | kryesore

Andi Lila debuton me Parmën, luan 13 minuta dhe dëmtohet (video)

Arkiva, Sport
lila ok.jpg



Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Andi Lila, ka bërë sot pasdite debutimin e tij tek ekipi italian i Parmës në ndeshjen e luajtur ndaj Cagliarit në Kupën e Italisë.

Megjithatë ku debutim i tij mund të cilësohet si “i pafat” pasi I cili këtë afat kalimtar ndryshoi skuadër duke u transferuar në Serie A tek Parma, ka bërë debutimin me skuadrën italiane, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, që Parma po e zhvillon me Cagliarin.

Por, ky debutim i Lilas, nuk zgjati më shumë se 13 minuta, pasi mbrojtësi shqiptar, u detyrua të zëvendësohet, pasi pësoi një lëndim. Lilën e zëvendësoi Souza. Gjithsesi Parma e fitoi këtë takim me rezultatin 2-1 duke u kualifikuar për më tej në këtë kompeticion./lapsi.al/