• |
ide | kryesore

Njeriu i parë do të zbarkojë në Pluton, por i vdekur

Arkiva, Planet
plutoni.jpg



Njeriu i parë që do të udhëtojë në planetin Pluton me sondën New Horizon, apo si njihet ndryshe planeti xhuxh, do të udhëtojë me eshtrat e astronautit Clyde Tombaugh.

Ndryshe astronauti Clyde Tombaugh e kishte zbuluar botën e quajtur të akullit më 1930. Para vdekjes së tij më 1997 ai kishte kërkuar që eshtrat e tij nëse ndonjëherë të jetë e mundur të dërgohen në hapësirë. Për këtë mbetjet e tij mortore janë futur brenda sondës së Nasa’s, New Horizon e cila prite të kalojë nëntë vite udhëtim në planetin që thuhet se është 3.67 miliard vjet larg Tokës.

Misioni në këtë planet i ka kushtuar 460 milion funte Nasas dhe është misioni që më se afërmi njeriu mund t’i ofrohet këtij planeti xhuxh.

Plutoni zyrtarisht nuk konsiderohet edhe planet nga viti 2006, edhe pse planeti xhuxh është i njohur si një planet që ka gur të ngjashëm me ato të tokës.

Clyde Tombaugh e kishte zbuluar më së pari këtë planetë – i cili ka një diametër prej 1430 milesh që është sa rreth dy të tretat e diametrit të hënës – si një pikë që gjendej buzë sistemit tonë diellor më 1930.

Me vdekjen e tij në janarin e vitit 1997, Tombaugh e kishte lënë amanet që eshtrat e tij të prehen në hapësirë, mundësisht në këtë planet.

Kjo dëshirë e tij tanimë është realizuar pasi që një sondë do të niset për në planetin e lartcekur për të zbuluar më shumë për të, derisa udhëtimi i kësaj sonde nëpër sistemin solar do të kalojë së paku nëntë vite. 

Kështu supozohet se duket sipërfaqja e Plutonit, derisa temperaturat thuhet se shkojnë deri në -225 gradë Celsius