• |
ide | kryesore

Campbell, këshilltari britanik i Ramës qëllon me grusht dhe pështyn një të moshuar

I pakategorizuar
SNN1316C-_2019978a.jpg



Alastar Campbell, ish-zëdhënësi i kryeministrit britanik, Tony Blair, duket se është në telashe. Ai akuzohet se ka qëlluar me grusht dhe ka pështyrë një kalimtar. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në veri të Londrës, teksa Campbell ishte duke vrapuar për sport. 61-vjecari i është afruar atij dhe mësohet ta ketë ofenduar dhe ngacmuar. Pas kësaj Campbell e ka pështyrë dhe qëlluar me grusht.

“Copa më e madhe e m… që kam parë në këtë rrugë,” i tha 61- vjeçari. Kamerat e sigurisë nuk e kanë fiksuar se çfarë ka ndodhur tamam mes të dyve, por personi që e ofendoi, thotë se Campbell e ka goditur me grusht dhe e ka pështyrë. “I thashë ky është sulm, ti duhet të jesh në burg,” u shpreh babai i tre fëmijëve.

Por ish spin doctori i kryeministrit britanik e ka mohuar kategorikisht këtë gjë, ndërsa ka pranuar se është ndeshur me personin në fjalë, por jo që ta ketë qëlluar. 61-vjecari, emri i të cilit nuk bëhet publik, shkoi të ankohej për këtë incident te ish-deputeti i laburistëve, George Galloëay, ndërsa ngjarja u mësua pas publikimit të një videoje në mediat sociale.

Alastair Campbell është i njohur edhe për shqiptarët. Libri i tij “Vitet e mia me Tony Blair” është përkthyer edhe në shqip, ndërkohë që ai është personi kyç që ka negociuar marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Tony Blair, për këshillim të qëverisë shqiptare. Kontaktet e para me Shqipërinë, Campbell i vendosi me Endri Fugën, spin doctorin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa e këshilloi atë edhe për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013. Marrëveshja mes Ramës dhe Blair asnjëherë nuk është bërë publike në termat e saj financiar, edhe pse është thënë që këshillimi bëhet falas./Lapsi.al