• |
ide | kryesore

Greta Koçi: S’jam jetime

Arkiva, Paparazzi
greta koci 2.JPG



Këtë pasdite është publikuar video më e re e motrave Koçi, që shënon edhe bashkëpunimin e parë mes dy këngëtareve në një këngë. Balada “S’jam jetime” ka një fabul dramatike dhe aspak konkrete për jetët e Gretës dhe Enit.

Ato i këndojnë dashurisë mes dy motrave, që kanë humbur prindërit, por kanë njëra tjetrën dhe për këtë shkak nuk ndihen aspak jetime. Videon dhe tekstin e këngës i gjeni më poshtë: 

S'JAM JETIME 

Loti piku, kur të përqafova
Udhë të mbarë t'urova 
Zemra ime 
Prejse nëna iku nga ti mësova
Kur ke një motër s'je jetime 
Pak shumë pak Fati ka buzëqeshur
Mu bëre nënë e dytë, në zemrën time
Nuse sot po shkoj me vello e veshur
Në vënd të nënës, me përcjell motra ime
Motra është dora që shtrihet kur rrëzohesh Loti që fshihet kur pikëllohesh
O Zot, mos e lë askënd pa motër 
Ref:
Nënën time nuk e kam
T'më përcjell' sot në dasmën time
Jo nuk qaj, zemra lotin e mbanë
Se te kam ty unë motra ime
Nëna e mira nënë 
Nga qielli na dërgon urime
Jo nuk qajmë se vetëm s'na ka lanë
ME ty motër – S'JAM JETIME 

Motra është dora që shtrihet kur rrëzohesh Loti që fshihet kur pikëllohesh
O Zot, mos e lë askënd pa motër 
Ref:
Nënën time nuk e kam
T'më përcjell' sot në dasmën time
Jo nuk qaj, zemra lotin e mbanë
Se te kam ty unë motra ime