• |
ide | kryesore

Ilva Tare dhe Eduart Selami së shpejti me fëmijë

Arkiva, Paparazzi
IMG_20150116_113516_edit.png



Më në fund Ilva Tare do të ketë një fëmijë në martesën e dytë. Gjithçka po shkon sipas planeve në lidhjen e saj me ish kryetarin e PD-së Eduart Selami. Sipas gazetës Dita të kësaj të premteje Ilva e cila është parë pak kohë më parë në spitalin Hygea në pjesën e maternitetit, po pret tashmë një fëmijë. Ky është një urim i bukur për çiftin dhe sidomos për Ilvën e cila tashmë nuk do të jetë vetëm një femër në karierrë por edhe një nënë në karierre.  

Ata janë njohur gati dy vite më parë por që prej një viti lidhja e tyre është bërë publike. Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami tregon hapur angazhimin e tij serioz në lidhjen me gazetaren Ilva Tare. Ai nuk e heq nga dora unazën e fejesës në çdo dalje zyrtare. Ndërsa Ilva Tare, me të cilën u njoh pas kthimit në Tiranë, në një dalje televizive u shpreh se kishte gjetur njeriu e jetës. Gazetarja ka marrë dhe një unazë “Tiffany” nga ish-kreu i PD-së.  Deputeti i PD-së ka dy fëmijë nga martesa me ish-‘Miss’-in Pegi Vreto, ndërsa Ilva nuk ka fëmijë nga martesa me jordanezo-amerikanin Majd Nuri Shafiq.