• |
ide | kryesore

Milan Fashion Show/ Ja kush ishin të ftuarit, mes tyre edhe personazhe shqiptarë

Arkiva, Paparazzi
dsquared.png



Të shtunën e 16 janarit në Milano është çelur “Java e Modës”, ku firma e famshme DSQUARED ka prezantuar koleksionin e ri, njëkohësisht ka festuar edhe 20-vjetorin e krijimit. Vëllezërit Dean & Dan, ishin kujdesur të krijonin atmosferën festive, që nga sfilata me modelët më të mirë të momentit e deri të ftuarit; personazhe të njohur botërorë. 

Nga Paris Hilton tek ylli i muzikës ‘black’ Mary J Blige, ishin emrat që i dhanë një tjetër dimension shfaqjes së modës nga DSQUARED.

Gjithashtu në ‘magazinën’ ku u organizua pasarela, nuk munguan edhe personazhe shqiptarë. Modelja Aurela Hoxha menjëherë pas sfilatës u pa në krahët e vëllezërve kanadezë prej të cilëve kishte marrë edhe ftesën e personalizuar. 

Fotografi Endrit Mërtiri shfrytëzoi rastin për të takuar një nga të preferuarit e tij, fotografin e njohur të modës Giampaolo Sgura. 

Modelja e re shqiptare Dorina Gegiçi, një yll në ngjitje në fushën e modës, duket se tërhoqi vëmendjen e kolegëve të saj meshkuj, të cilët menjëherë pas sfilatës, e rrethuan me puthje bukuroshen nga Durrësi.