• |
ide | kryesore

Zbulohet mosha e këngëtares Mihrije Braha. A ka bërë ndërhyrje estetike?

Arkiva, Paparazzi
mihrije braha.jpeg



Për herë të parë në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, është zbuluar për publikun mosha e këngëtares së dashur nga Kosova, Mihrije Braha. E ftuar në këtë program të premten mbrëma, Mihrija ka pranuar se është e datëlindjes 15 Nëntor 1967, shifra që Çani, çuditërisht sipas Mihrijes, i dispononte të sakta në skedat e tij. Gjatë intervistës, mesazhet e shikuesve në telefonin e gazetarit ishin të shumta për të marrë vesh moshën e këngëtares, pasi Mihrije Braha gjithmonë e ka kaluar me batuta momentin kur në publik është pyetur në lidhje me formën e shkëlqyer që gëzon. Edhe gjatë kësaj dalje në emisionin “Zonë e Lirë” ajo ka luajtur me fjalët, por e shpenguar në fund të intervistës, i tha Çanit se për herë të parë, dikush po i përmëndte e kujtonte datëlindjen e saktë. Kjo deklaratë e këngëtares, dashje pa dashje, zbuloi edhe 48 vitet që bashkëshortja e këngëtarit Naim Abazi, mban më së miri mbi supe. Gjithashtu, ajo tha se paraqitjen e ka krejtësisht natyrale, pasi nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në trup apo fytyrë. Çani përballë kësaj është treguar mosbesues, por këngëtarja është betuar në emër të bashkëshortit dhe djalit 20-vjeçar, Plator.