• |
ide | kryesore

Bleona shigjeton Rezarta Shkurtën?

Arkiva, Paparazzi
bleona kam mall.JPG



Bleona ka provokuar sërisht! Por kësaj here jo vetëm me foton thuajse lakuriq, por edhe me përshkrimin e dykuptimtë, që shoqëron postimin në facebook. “SHQIPTARI, kam MALL per ju… Ju dua shume te gjitheve! B”, – është diçitura që shoqëron postimin e këngëtares, e që i drejtohet gjithë fansave shqiptarë. Kështu, ajo që i ka rënë në sy dhe ka ngjallur menjëherë reagim mes komentuesve, është fjala MALL që këngëtarja ka shkruar me gërma kapitale. Nisur nga ngjarjet e fundit në Shqipëri, ku bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta u arrestua për trafik droge, Bleona duket se ka dashur të luajë me fjalët, duke nxitur fansat të reagojnë me batuta për sinonimin MALL – në zhargon, të fjalës drogë.

Nuk dihet nëse shigjetimi ka qenë vërtetë qëllimi i Bleonës, megjithatë, kësaj here shqiptarja që jeton në Los Angeles, nuk është komentuar vetëm për ekspozimin e trupit, por edhe për fjalët që zgjedh për të shprehur ndjenjat e saj.