• |
ide | kryesore

Dështon skema/ Milani 3 mure për një gjuajtje të lirë (video)

Arkiva, Sport
milan.JPG



Skuadra e Milanit ka përgatitur një gjë mjaft interesante në gjuajtjen e lirë që kishte kundër Atalantës, mirëpo një gjë e tillë doli të jetë një dështim. Inzaghi si duket ka përgatitur një skemë mjaft interesante nga gjuajtja e lirë në takimin e sotëm ndaj Atalantës. Në këtë gjuajtje e lirë, ishin plotë tre mure të gjalla. Sidoqoftë, goditja e Menezit ishte një zhgënjim i vërtetë, pasi ishte e plogësht dhe shkoi jashtë portës së Atalantës. Takimi u mbyll 0-1 me fitoren e Atalantës me golin e shënuar në minutën e 33.