• |
ide | kryesore

Messi 3 gola ndaj Deportivos (video)

Arkiva, Sport
leo_8499.jpg



Barcelona fitoi bindshëm (4-0) kundër Deportivo La Coruna në një ndeshje që pati vetëm emrin e argjentinasit Leo Messi. Ai është rikthyer tek shkëlqimi i tij i dikurshëm me fanellën e Barcelonës. Argjentinasi realizoi 3 gola, njërin më të bukur se tjetri në minutat 10’, 33’ dhe 62’. Goli i katërt i vendasve u shënua me autogol nga Sidneu (83’). Katalonjasit kanë tashmë 44 pikë në vendin e dytë në renditjen e La Liga, një pikë më pak se Real Madrid, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.