• |
ide | kryesore

Armina përgënjeshtron gazetën Panorama

Arkiva, Paparazzi
armina panorama.png



Fundjavën që shkoi gazeta Panorama në suplementin e saj Plus, botoi një foto të partneres së Shkëlzen Berishës, me titull “Pas hapjes së biznesit, Armina Mevlani blen makinë të re”. Artikulli më pas, siç ndodh rëndom u mor e u shumëfishua nga portalet online dhe për pasojë u komentua shumë. Ky reagim i publikut të internetit duket se e ka shqetësuar Arminën, e cila sot në faqen e saj në facebook është detyruar të japë sqarime duke përgënjeshtruar lajmin se ajo ka blerë makinë të re. Sipas Arminës, fotoja të cilës i referohet shkrimi në Panorama Plus, është bërë në vitin 2014 dhe makina krah saj, është e një të afërmi. Më poshtë, statusi i plotë i ish-miss Albania-s në facebook:

E kontaktuar nga lapsi.al, Armina e quan këtë artikull një gënjeshtër të vogël që nuk ia vlen ta marrësh seriozisht.