• |
ide | kryesore

Atdheu i Sheffield qe nuk e do atdheun

Arkiva, Sport
atdhe nuhiu_sheffield_040813.jpg



Ja një shqiptar që nuk i respekton kodet e të parëve. Megjithëse kur lindi në Preshevë në vitin 1989' prindrit i vunë emrin kuptimplotë, Atdhe, ai nuk po i bindet dëshirave të të parëve.Atdhe Nuhiu' futbollisti i Sheffieldit' i ka injoruar ftesat e Kombëtares shqiptare dhe kosovare dhe është shprehur se ëndrra e tij është që të luaj me Kombëtaren e Austrisë.

"Sinqerisht, unë kam luajtur me të gjitha skuadrat e grupmoshave të Austrisë dhe synimi im i vetëm është të luaj me skuadrën përfaqësuese të Austrisë. Ky është qëllimi im", ka thënë Nuhiu për portalin austriak"sportnet.at".

"Shpresoj se do ta zëvendësojë Marc Janko, kur karriera e tij e mrekullueshme të përfundojë"m vijoi Nuhiu, që me këtë veprim ka irrituar jo pak tifozët shqiptarë.