• |
ide | kryesore

Masturbimi femëror, 13 arsye të mira për ta bërë sa më shpesh

Arkiva, Stil
masturbimi.jpg



Harrojini diamantët! Miku më i mirë për një femër, janë duart e saj. Masturbimi gjithnjë ka qenë tabu, por nuk ka asgjë të keqe t'i japësh ca kënaqësi vetes. Ai ka shumë anë pozitive për shëndetin dhe sjell një gjendje të mirë.
Studimet tregojnë se pjesa më e madhe e femrave janë masturbuar të pakëtn një herë në jetë, por shumica e bën këtë shumë rrallë. Sipas një sondazhi mbi praktikat seksuale, të realizuar në terren nga Universiteti amerikan i Indianës, vetëm 7.9% e femrave nga mosha 25 deri 29 vjeç masturbohen dy- tre herë në javë (ndërkohë që përqindja e meshkujve në këtë moshë është 23.4%). Jepini vajza, mund ta bëni më shumë se kaq!
Tabuja e kënaqësisë femërore vetmitare ka rënë. Masturbimi është një aktivitet krejtësisht normal, i këndshëm dhe i dobishëm për shëndetin. Ka ardhur koha të kuptohet se ai ka më shumë të mira nga sa mendohet.
Doktoresha Lauren Streicher, profesore në gjinekologji dhe obstetri, tregon për dobitë e masturbimit tek shëndeti. Zonja Streicher shpjegon se kjo praktikë kontribuon në përmirësimin në përgjithësi të gjendjes tonë shëndetësore: ndihmon për të fjetur më mirë, zvogëlon stresin dhe bën që të ndihesh më mirë me veten. Dr Streicher kujton se ashtu si ushtrimet fizike ose masazhi, masturbimi ofron një mundësi për tu çtendosur emocionalisht dhe fizikisht. Në vend që të paguani një masazh të shtrenjtë, përse nuk rrini në shtpi për një masazh të vogël në solo?
Kështu, ulni dritat, ndizni ndonjë qiri dhe hyni në shtrat (ose ku ndiheni më rehat) për të eksploruar trupin tuaj. Ja dhe 13 arsye për t'u masturbuar rregullisht kur je një femër:
 
1. Ndihesh më e lumtur…
"Ne e dimë që kënaqësia i bën njerëzit më të lumtur", thotë Streicher. Kaq e thjeshtë është. Orgazmat çlirojnë endorfina, dopaminën dhe ositocinën që na sjellin në qejf dhe na ngrenë mbi re. Në vend të parajsës artificiale, zgjidhni kënaqësinë natyrale!
2. …dhe më mirë me veten
Eshtë thelbësore të ndihesh rehat me trupin tënd: është nja nga gjërat e vetme që e kemi gjithë jetën tonë. Një mënyrë për të patur një marrëdhënie sa më të mirë me trupin tonë, është eksplorimi metodik i tij. "Eshtë absolutisht e rëndësishme që femrat të kenë një njohje të mirë të trupit të tyre dhe të mënyrës për t'i dhënë vetes kënaqësi", thotë doktoresha. Eshtë ora e punës praktike…
3. Masturbimi mund të përmirësojë jetën tonë seksuale…
Masturbimi, duke lejuar eksplorimin e trupit zbulon edhe se çfarë na shkakton më shumë kënaqësi. Ai mund t'iu japë siguri në shtrat dhe t'iu ndihmojë të bëni pjesë edhe partnerin të asaj çka ju dëshironi. Kur keni kuptuar çka ju sjell kënaqësi mund t'ia thoni edhe atij se ku doni të përkëdheleni.
4. …na ndihmon të flemë më mirë…
Përse në përgjithësi na merr gjumi menjëherë pasi jemi shkrirë në kënaqësi? Sepse orgazmat eleminojnë tensionet emocionale e fizike dhe lodhin trupin, gjë që ndihmon për të fjetur shpejt. "Shpesh flihet më mirë pasi je masturbuar sepse ndihesh më i çtendosur dhe i plotësuar", thotë Dr Streicher. Masturbimi provokon dremitje njësoj si leximi para gjumit!
5. …të çlirojë tensionin seksual duke bërë mirë
Nëse ke zgjedhur të mos bësh dashuri ose gjendesh në një periudhë abstinence të pavullnetshme, masturbimi është një mjet mjaft efikas për të kënaqur libidon tënde.
6. Masturbimi mund të zvogëlojë dhimbjet fizike, përfshi ato menstruale
"Nëse uterusi juaj kontraktohet kur masturboheni dhe ky kontraktim lehtëson rrjedhjen e gjakut menstrual, kjo bën të mundur në teori zvogëlimin e dhimbjeve", thotë Striecher. Ajo nënvizon megjithatë që studimet që e konfirmojnë këtë janë ende të rralla, por kjo nuk përbën arsye për të mos u masturbuar kur je me ato. "Nuk bën asnjëherë keq. Kështu që po ju lehtësoi, mos e privoni veten". Eshtë më mirë se një jastëk me ngrohje.
7. Largon stresin
"Çdo gjë që bën të mundur çtendosjen pas një dite të gjatë, qoftë një seancë joga ose masazh i këmbëve, nisen nga i njëjti parim", thotë Streicher. "Ky parim ndoshta nuk kalon domosdoshmërisht nga seksualiteti, por seksi dhe masturbimi janë mjete shumë efikase antistres". Një metodë që të bën zili!
8. Bën që trupi ynë të jetë seksual… edhe kur nuk kemi raporte
"Nëse jeni pa partner, masturbimi bën të mundur jo vetëm të ruani elasticitetin dhe të rrisni presionin e gjakut, por gjithashtu të keni një higjienë të mirë mendore", thotë Streicher. 'E dimë që seksi dhe eksitimi nisin në tru. Sa më shumë bëjmë dashuri aq më shumë duam të bëjmë sepse mendojmë vazhdimisht për këtë. Kur nuk kemi raporte prej një kohe të gjatë, në të shumtën e rasteve, as që mendojmë fare për seksin".
9. Ka mjaft lodra për të na e shtuar kënaqësinë
Nga vibratorët vetëmasazhues e deri tek buzëkuqët intimë, ka mjaft lodra për ta kompletuar kënaqësinë.
10. Kur je në çift, është një mënyrë e këndshme për të mbajtur lart dëshirën
Siç thotë Streicher, sa më shumë bëjmë dashuri aq më shumë na bëhet. Dhe logjikisht, sa më shumë masturbohemi dhe sa më shumë ndihemi rehat me seksualitetin tonë, aq më shumë do të dëshirojmë partnerin. 
11. Jep orgazma të shumëfishta
Të kuptosh mënyrën se si funksionon trupi yt lejon të dish me saktësi si t'i japësh kënaqësi. Një herë, dy, tre… Gjithçka varet nga oreksi ynë. Orgazma është në përgjithësi përfundimi për meshkujt, por femrat mund ta shijojnë disa herë me radhë. Atëherë pse ta privosh veten?
12. Nuk ka efekte negative
Masturbimi nuk ka absolutisht asnjë efekt negativ. Ky aktivitet nuk paraqet asnjë problem: nuk marrim sëmundje, nuk mbetemi shtatzënë, nuk kemi të përziera. Eshtë i vetmi ves që nuk shoqërohet nga asnjë pasojë negative", thotë doktoresha.
13. Thjesht, është i ëmbël
Nuk ke çfarë të shtosh tjetër. Lini vend në hapësirën tuaj kohore për ca seanca të vogla intime!
/lapsi.al/