• |
ide | kryesore

Obama, fund mandati në vetmi

Arkiva, Planet
IMG_20150105_143419_edit.jpg



Çdo vit revista e mirënjohur botërore “The economist” boton një numër special me atë që pritet të ndodhin në botë në vitin në vijim. Këtë e ka bërë edhe për 2015-ën. Pikërisht shkrimet më të mira të kësaj përmbledhjeje ju do t’i gjeni, duke filluar që tani tek “Lapsi.al”: “Si do të sillet Obama gjatë këtij viti (shkrimi i parë i botuar)? Si të mësojë bota të jetojë me ariun Rus? Si po bëhet Gjermania një superfuqi? Kush mund ta ndalojë Kinën ? Mësimet që duhen nxjerrë nga epidemia e Ebolas, shpikjet e reja të smartfonëve dhe Luvri që zbarkon në Abu Dabi këto janë disa nga temat e « The Economist » që do ti sjejellë në shqip, Lapsi.al. ne do të postojmë çdo ditë, nga një artikull të ri, për të rrijuar një ide më të qartë se si do të jetë bota në ditët që do të vijne. Le ta fillojmë nga SHBA…

 

Nga David Rennie*/ Barak Obama do ta nisë vitin 2015 në varësi të një Kongresi që ka kaluar nën kontrollin e kundërshtarëve. Që kur zgjedhjet e mesit të mandatit, në nëntor, ua dorëzuan çelësat e Senatit republikanëve dhe konsoliduan mazhorancën e të djathtës në Dhomën e Përfaqësuesve, Barak Obama duhet të mbështet tek mjetet (megjithatë të vështira) të cilat i disponojnë presidentët në vështirësi: tek mundësia për të nisur debate, të nxjerrë dekrete dhe të marrë masa administrative. “Unë kam një telefon dhe një stilolaps”, i pëlqen të thotë presidentit.

Demokratët kanë shpresa të mëdha tek ky stilolaps. Kur i kanë mbetur edhe 2 vjet para largimit nga Shtëpia e Bardhë, Barak Obama, -shpresojnë ata, – do të firmosë një breshëri dekretesh në fusha të ndryshme, si emigracioni (siç bëri me dije më 20 nëntor), mjedisi dhe drejtësia penale. Megjithëse dekretet mund të jenë lehtësisht të anulueshëm, në raport me ligjet e miratuar nga Kongresi, aleatët e Barak Obamës përllogarisin se ato gjithsesi mund ta çojnë vendin drejt një rruge më progresiste. Me pak shans, -thonë ata, – disa nga ndryshimet e bëra do të zgjasin.

Barak Obama do të dëshirojë të largohet nga Shtëpia e Bardhë duke lënë pas një trashëgimi

Ata shpresojnë, për shembull, që dekretet kundër dëbimit të emigrantëve klandestinë që kanë një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta detyrojnë qeverinë e ardhshme që të përballet me çështjen e vështirë të rregullimit të një pjese të madhe të 11 milionë emigrantëve që jetojnë aktualisht në vend, pa dokumente të rregullt, -ndonëse një reformë globale e emigracionit nuk nuk është e realizueshme për momentin.

Edhe nëse të tjera masa e dekrete kanë një jetëgjatësi më të kufizuar, demokratët do t’ia dalin. Ata presin nga stilolapsi hiperaktiv i Barak Obamës politika të tilla që do t’i bëjnë republikanët të duken ekstremistë dhe një parti e shkëputur nga realiteti në qasjen e zgjedhjeve të vitit 2016, aq sa t’i ndihmojë demokratët që të mbajnë Shtëpinë e Bardhë dhe të rimarrin shumicën në Senat.

Mburojë: Edhe republikanët ushqejnë gjithashtu ambicie për stilolapsin e presidentit. Çfarëdo që Obama të kishte dashur të bënte me një pushtet të plasaritur që kur republikanët morën Dhomën e Përfaqësuesve në 2010, mazhoranca në Senat i shërbente deri atëherë si mburojë për të bllokuar projekt/ligje të shumta të hartuar nga konservatorët.  Në një kohë kur republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, atij do t’i kërkohet të dekretojë të gjithë projekt/ligjet apo buxhetin që ata do t’i paraqesin –ose do t’u vërë veton.

Optimistët thonë që kjo marrëdhënie e re mund të ketë, kundër të gjitha shanseve, një efekt të virtytshëm. Barak Obama do të dëshirojë të largohet nga Shtëpia e Bardhë duke lënë pas një trashëgimi, – argumentojnë ata, – dhe republikanët nuk mund t’i lejojnë vetes të prezantohen në zgjedhjet e vitit 2016 me tiparet e një partie që thotë “jo” për gjithçka.

Për më tepër, republikanët, të vetëm, nuk e kanë “supermazhorancën” me 60 votat e duhura për t’iu imponuar Senatit, dhe partia do të jetë e detyruar të vihet në kërkim të zgjidhjeve efikase dhe pragmatike për të joshur ndonjë demokrat të qendrës. Optimistët -dukshëm në mesin e krahut probiznes që “qeverisin” Partinë Republikane- janë të aftë të listojë një sërë aktesh që Barak Obama do të ketë bërë keq, mendojnë ata, duke refuzuar të dekretojë ligjet.

Mes tyre, një propozim që vjen nga dy partitë që synon të thjeshtëzojë regjimet e tatimit të kompanive, me të cilat janë në luftë aktualisht sipërmarrjet amerikane, duke inkurajuar sipërmarrës të shumtë që t’i ruajnë fitimet e tyre jashtë vendit apo që të zhvendosin zyrat e tyre.

Republikanët kanë prioritete të tjera për vitin 2015, mes të cilëve promovimin e shpimit të puseve të reja të naftës dhe të gazit natyror, sikundër ndërtimin e naftësjellësit Keystone XL, i cili do të bëjë të mundur importimin e naftës së prodhuar në Kanada. Republikanët pro-sipërmarrjeve amerikane do të donin ta shihni partinë e tyre që ta ndihmonte “Ekipin Obama” në finalizimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme të tregtisë së lirë me Azinë dhe Europën.

Stema Kasandrat profetizojnë gjithsesi dy vjet bllokazhi në një klimë lufte partizane, për dy arsye. E para: ato gjykojnë se Partia Republikane nuk është mjaftueshëm e vendosur për t’i paraqitur Barak Obamës propozime konstruktive, pasi sferat e larta republikane janë janë kapur nga mëngët nga partizanët e vijës së ashpër të Tea Party, veçanërisht në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilët përbuzin kompromisin dhe nuk u japin shumë rëndësi dëshirave të sipërmarrjeve të mëdha.

Së dyti: pesimistët druhen se thirrjet për të rivendosur imazhin e Partisë Republikane, (duke shpresuar në ndonjë ligj të Barak Obamës) mund të mbyten nga koncerti i zërave që bëjnë thirrje për të ruajtur imazhin e presidentit (duke i kontestuar atij suksesin më të vogël -një mënyrë për t’i imponuar idenë që nuk mund t’u besosh kurrë demokratëve, derisa të jenë në pushtet.)

Republikanët do të tundohen për të përdorur pushtetin për të penguar financimin e disa masave të presidentit.

Tenorët republikanë të Kongresit do të tentojnë të gjejnë mesin e artë mes skenarit konstruktiv dhe skenarit nihilist. Ata do t’i vënë Barak Obamës në tavolinë disa ligje të moderuar, duke ofruar kështu një përmbledhje masash, të cilat, republikanët janë të bindur, do t’u lejonin të krijonin vende të reja pune dhe të ringjallnin kryqëzatën, vetëm nëse ata do të mbanin njëkohësisht Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë. Në të njëjtën kohë, republikanët do të tundohen për të përdoruar fuqitë e tyre mbi buxhetin dhe shpenzimet dhe për të privuar nga financimet një pjesë të masave të presidentit (për shembull në fushën e legjislacionit mbi mjedisin). Periudha e përshtatshme e një bashkëpunimi mes dy partive do të nisë të mbyllet rreth fundit të vitit 2015, kur elefantët republikanë do të përgatisin armët e tyre për zgjedhjet presidenciale. Viti i parafundit i Barak Obamës në detyrë, do të jetë i mbushur me gracka. Por do të jetë ndoshta shansi i tij i fundit për të marrë rezultate të denja për emrin e tij. 

*autori eshte shefi i zyres se The economist