• |
ide | kryesore

Tifozët: Cana më i miri në fushë ndaj Napolit

Arkiva, Sport
Cana2-1.jpg



Lazio-Napoli, një sfidë me aromë Championsi ku miqtë e drejtuar nga Rafa Benitez morën maksimumin nga transferta e “Olimpico”. Goli i Higuain zbehu ëndrrën e skuadrës bardhkaltër për ta mbyllur fazën e parë në vendin e tretë, por rruga mbetet ende e gjatë. Kryeqytetasit e Stefano PIolit zbritën në fushë të gjymtuar për shkak të dëmtimeve por edhe në këtë situatë, disa elementë dhanë maksimumin, duke kërkuar me ngulm barazimin deri në sekondën e fundit. Njëri prej tyre ishte edhe Lorik Cana, i cili veshi petkun e sulmuesit në minutat e fundit duke u shfaqur disa herë rrezikshëm në zonën e napoletanëve.

Kapiteni i kombëtares kuqezi tregoi grintë dhe zhvilloi një 90 minutësh nga më të mirët e këtij sezoni, duke marrë edhe elozhet e tifozëve në rrjetet sociale. Ai madje është shpallur edhe lojtari më i mirë për Lazion në këtë sfidë. Në sondazhin e faqes lalaziosiamonoi.it, Lorik Cana mban vendin e parë me 56.49% të votave. Mesa duket, “luftëtari” shqiptar ka rifituar zemrat e tifozëve bardhekaltër me paraqitjen dinjitoze në “Olimpico” ku ishte i fundit që u dorëzua. Vendin e dytë në këtë klasifikim e mban serbi Dusan Basta, i ndjekur nga belgu Cavanda. Në intervistën dhënë pas ndeshjes, Cana theksoi se mungesat e penalizuan skuadrën në këtë sfidë, por kërkoi nga shokët e ekipt që të mendojnë për sfidën e radhës kndër Milanit në “Olimpico”. “Luftëtari” rikthehet lider në “Romë”, Lazio ka nevojë për të dhe Canba nuk kursehet. Kapiteni kuqezi merr për dore skuadrën e tij në rrugën drejt vendit të tretë.