• |
ide | kryesore

Ana Veizi: Nuk besoj më te Rama për 21 janarin

I pakategorizuar
Screen Shot 2015-01-21 at 12.32.31 AM.png



Edhe këtë 21 janar do të marshohet sërish në bulevardin Dëshmorët e Kombit, si homazh ndaj viktimave të protestës së dhunshme të katër viteve më parë. Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtij marshimi nuk do t’i bashkohet Ana Veizi, vogëlushja që u shndërrua në ikonë të dhimbjes e revoltës, me foton e saj të përlotur në vendin ku iu vra babai, Ziveri(foto poshte faqja e pare e gazetes shekulli para 4 vjetesh). Ana është sot 15 vjeç. Për 4 vjet me radhë ka pritur drejtësi. Asgjë më shumë nga sa i ishte premtuar nga kryeministri aktual Edi Rama më 28 janar të vitit 2011, në marshimin e bërë një javë pas protestës së dhunshme, mu në vendin ku babai i saj u qëllua. Por ajo nuk do të marshojë, apo “të bëjë shëtitje sërish”, siç shprehet në një intervistë dhënë gazetares Mira Kazhani, për gazetën Dita, sepse është e zhgënjyer. Për 4 vjet me radhë ka dëgjuar vetëm premtime. Dikur kryeministri fajësonte qeverinë, e pasi erdhi vetë në qeveri nisi të fajësojë drejtësinë, siç bëri në fjalën e mbajtur në kryeministri 21 janarin e vitit të shkuar përpara familjarëve të viktimave, mes të cilëve ishte edhe Ana (video 2, më poshtë). Kryeministri Rama i ka thënë vazhdimisht se “drejtësia nuk do të vonojë”, por Ana nuk beson më se do të bëhet drejtësi. “Shpresat po shuhet avash -avash, siç po mbyllet çështja”, thotë ajo.  
 
Mira Kazhani: Më bëri përshtypje që më the se nuk do t’u bashkohesh homazheve. Pse?
Ana Veizi: Mendoj se përgjigjja mund të duket nga të gjithë, për arsye se kanë kaluar 4 vjet deri tani dhe gjatë këtyre 4 vjetëve kemi bërë thjesht një shëtitje në bulevard, duke mos dalë e drejta. Dhe nuk kam arsye pse t’i bashkohem përsëri asaj shëtitje apo asaj xhiroje që mund të bëhet aty, duke mos pasur aryse dhe duke mos qenë e lumtur që mund të ketë dalë një e drejtë. 
Mira Kazhani: Cfarë ke pritur nga qeveria e tanishme?
Ana Veizi: Mendova që në momentin e parë që u zgjodh Partia Socialiste në pushet, mendova se do të ishte një nga çështjet kyçe të këtij shteti. Por nuk ndodhi ashtu. Mendova se do të rregullohej, do mbaronte shpejt si temë. Jam, le të themi jam paksa e zhgënjyer, se në një moment, avash -avash shpresa ime po shuhet, siç po mbyllet dhe çështja. 
Shpresat janë shumë të pakta! Pothuajse zero mundësi. Por nëse do kërkoja diçka , dhe e kam fjalën për premtimin që më kanë bërë dhe premtimi ka qenë se kjo çështje nuk do të vonojë. Dhe në fakt kjo çështje po mbyllet.
Mira Kazhani: Kush jua ka bërë këtë premtim?
Ana Veizi: Premtimin ma ka bërë kryeministri i Shqipërisë!
Mira Kazhani: Kur ta ka berë? Ta ka thënë personalisht apo e ke fjalën për deklaratat e tij kështu në përgjithësi..?
Ana Veizi: Ma ka bërë personalisht!
Mira Kazhani: Kur?
Ana Veizi: Ma ka bërë në 28 Janar 2011, ditën e homazheve.
Mira Kazhani: Kanë kaluar 4 vite dhe gjatë kësaj kohe vonese a je përpjekur të komunikosh. Ndoshta t’i çosh një email kryeministrit për t’ja kujtuar premtimin?
Ana Veizi: Me kyeministrin kam patur disa herë kontakte dhe gjithmonë më ka dhënë të njëjtin premtim: “drejtësia nuk do vonojë”
Mira Kazhani: Ju e keni besuar?
Ana Veizi: Nuk e di, por besoj që jo. Kanë kaluar 4 vjet dhe personat që janë të dyshuar janë të lirë.Ka shumë pak shpresë….
Mira Kazhani: Ti Ana kë do doje të shikojë pas prangave për këtë krim. Ti vetë personlisht kë quan fajtor. Ti lëm pas ato çka thuhen në media. Ti vetë me vetën tënde çfarë mendon?
Ana Veizi: Në fakt kam disa fajtor në mendje. Fajtor janë personat që dhanë urdhrin të qëllonin. Dhe fajtor janë personat që qëlluan…