• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Liberta Spahiu: “Së shpejti…” (foto)

Arkiva, Paparazzi
liberta elegance.jpg



Liberta Spahiu është personazhi i muajit Janar në kopertinën e revistës ‘Elegance’. Prezantuesja e njohur kosovare, në intervistën që shoqërohet me foto sensuale të realizuara së fundi nga Arton Humolli, tregon për publikun shqiptar, jetën dhe karrierën e saj, që e ka shndërruar në një ndër femrat më të lakmuara të televizionit. Bukuroshja kosovare, prezantuese e programit “Prive”, ka zbuluar në këtë intervistë se përtej ekranit, këtë vit do të merret edhe me…“Ka edhe diçka në biznes”.

Edhe pse fotot dhe paraqitja e saj të ngatërrojnë me ndonjë bukuroshe të modelingut, Liberta Spahiu mbetet e fokusuar tek puna impenjative në Klan Kosova. Në këtë plan, ajo tregon se është shumë pranë finalizimit të një projekti të ri televiziv “Me gjasa të shumta, një emision i ri. Ndoshta një rrëfim…”

E pyetur për dashurinë dhe a ka dikë special në krah, Liberta Spahiu thotë: “Jam e lumtur.”

Për të mësuar më shumë rreth prezantueses së Prive, që gjithashtu u shfaq në skenën e Festivalit të fundit në Rtsh, do të duhet të presim daljen në treg të numrit të ri të revistës ‘Elegance’.