• |
ide | kryesore

Surpriza/ Turistët gjejnë Stallonen aty ku u xhirua “Rocky”

Arkiva, Paparazzi
stall.jpg



Të shtunën e kaluar, 3 të rinj që kishin shkuar për turizëm në Philadelphia bënë atë që shumë të tjerë kanë bërë para tyre kur vizitohet qyteti i dashurisë dhe vëllazërimit. Edhe ata u ngjitën në shkallët e “Philadelphia Museum of Art” ashtu siç bëri Sylvester Stallone kur luajti Rocky Balboa gjatë stërvitjes si boksier tek “Rocky” (1976). Vetëm se ndyshe nga çdo turist tjetër, këtë atë rinj takuan vetë Rockyn në kryet shkallëve. Shokë në një kolegj Peter Rowe, Jacob Kerstan dhe Andrew Wright kanë bërë edhe këtë “selfie” me Sylvester Stallone, që ndodhej atë ditë në qytet për xhirimin e “Rocky 7” që do të quhet  “Creed”. Menaxheri i Stallones e konfirmoi vërtetësinë e fotos së shpërndarë prej tyre në rrjetet sociale. Për ata që nuk e mbajnë mend skenën më poshtë është video e filmit./lapsi.al/