• |
ide | kryesore

Gjen hajdutin e celularit duke i dërguar foto “sexy”

Arkiva, Pikante
selfi.jpg



Ja që “selfiet” janë edhe një instrument për të luftuar kriminalitetin. Për ta vërtetuar këtë është një vajzë nga Roma, babait të së cilës iu vodh telefoni. Duke shpresuar që hajduti të ndizte telefonin pa e hequr kartën SIM të të atit ajo dërgoi në adresën e Whattsapp të të atit disa “selfie” mjaft “të nxehta” të trupit të saj. Hajduti nuk u rezistoi dot fotove dhe ktheu përgjigje. Pasi e mashtroi vajza la një takim me të. Në takim ajo kishte marrë me vete edhe agjentët e policisë të komisariatit të Trastevere. Në pranga ra një nigerian 28 vjeçar që kishte zbritur në Itali vetëm pak ditë më parë. Ai u arrestua ndërsa në xhep iu gjet edhe telefoni i vjedhur./lapsi.al/