• |
ide | kryesore

Fjolla Morinës i djegin makinën luksoze BMW

Arkiva, Paparazzi
fjoll.jpg



Mediat e Prishtinës shkruajnë sot se një automjet ka marrë flakë gjatë natës në rrugën “Shaban Polluzha”. Makina e djegur është një BMW e modeleve të fundit. Veç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar në këtë rast. Sipas koha.net, makina e djegur është e këngëtares Fjolla Morina. Sipas dëshmitarëve, mësohet se Fjolla i ka thënë policisë se “e di kush e ma ka djegur makinën”, pasi sipas saj, ajo është kërcënuar më parë nga një person.