• |
ide | kryesore

Guardiola drejt largimit nga Bajerni

Arkiva, Sport
guardiola_2136.jpeg



Mediat gjermane kanë alarmuar tifozët e Bajernit të Mynihut, duke raportuar se trajneri Pep Guardiola mund të largohet nga Bavaria në fund të këtij sezoni. Nisur nga një deklaratë e vetë teknikut spanjoll, e përditshmja gjermane “Bild”, shkruan se tekniku spanjoll mund të largohet nga stoli i skuadrës në fund të sezonit. "Për mua ishte një sfidë dhe nuk ka aspak rëndësi se çfarë do të ndodhë. Këtu kam jetuar një periudhë të bukur dhe jam shumë i kënaqur. E gjithë kjo ishte një ëndërr që u bë realitet", tha 44-vjeçari. Këtë deklaratë, Guardiola e bëri gjatë një vizite në klubin e fansave të Greding. Deklarata është interpretuar në atë mënyrë nga "Bild" saqë të gjithë po vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij. Kapiteni i kampionëve të Gjermanisë, Filip Lahm, u shpreh se i pëlqen shumë të punojë me trajnerin aktual, por nuk mund t'i japë asnjë këshillë për të ardhmen. Pepi ka kontratë me Bajernin deri në verën e vitit 2016, por zërat se ai mund të marrë postin e drejtorit sportiv te Barcelona sa vijnë e shtohen kohët e fundit. Në intervistën dhënë përpara qindra tifozëve në Greding, Guardiola shtoi se gjatë muajve të verës do të ulet në një tavolinë me drejtuesit dhe ky është një tjetër sinjal që të bën të kuptosh se në kokën e teknikut katalanas detajet për të ardhmen nuk janë percaktuar.