• |
ide | kryesore

Rama harron premtimin për “Loro Boriçin”

Arkiva, Sport
lorooo.jpg



Premtimi i bërë nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për rinkonstruksionin e stadiumit Loro Boriçi, i cili duhet të  jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, duket se është lënë plotësisht në harresë. Pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, Kryeministri Rama dha zyrtarisht lajmin: “Kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s : 15 tetor 2015. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi.”

Kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe në janar të këtij viti ishte pritur fillimi i punimeve, por asgjë nuk ka ndodhur deri tani. U mendua se stadiumi mund të rikonstruktohej shumë shpejt, pas mbërritjes në Shkodër të një kompanie për të bërë matjet topografike në tetor, e cila u vu nën “presion” për të bërë matjet sa më shpejt, në mënyrë që të fillonte projekti.

Të gjithë presin të dinë se kur do të mbarojë rikonstruktimi i stadiumit “Loro Boriçi”, por deri tani nuk ka asnjë veprim konkret dhe duket se projekti është harruar plotësisht.