• |
ide | kryesore

Shaqiri: Nuk kam të dashur

Arkiva, Sport
foto_1394.jpg



Pas transferimit te Interi, futbollisti nga Kosova Xherdan Shaqiri duket se ka dalë menjëherë “për gjah”. Ai është kapur në “pozicion jashtë loje” nga mediat italiane në një restorant të Milanos. Kosovari ishte i shoqëruar me modelen italiane, të quajtur Angelica, me të cilën duket se e ka nisur një lidhje. Madje, që të dy nuk kanë mundur të përmbahen edhe pse ishin në ambiente publike.

Por, ish-lojtari i Bayern Munich dhe Basel ka reaguar menjëherë. Në Facebook ai ka shkruar se është i lirë dhe se nuk është në lidhje me asnjë femër.