• |
ide | kryesore

Zbulohet mashtrimi publik i Ramës për 21 janarin

I pakategorizuar
rama 21.jpg



“Kjo është një tjetër idiotësi dhe i duhet vënë, në fakt, emri i duhur këtyre idiotësive, sepse dihet fare mirë që Qeveria nuk ka në dorë të përcaktojë një dëmshpërblim që e përcakon gjykata.” Kjo ishte përgjigjja që dha kryeministri Rama në emisionin Shqip të Rudina Xhungës, në Top Channel, kur mohoi lajmin se qeveria kishte refuzuar t’u paguante familjarëve të 3 prej 4 viktimave të 21 janarit një dëmshpërblim prej 400 milionë lekësh, në negociatat e zhvilluara mes tyre natën para 21 janarit. 

E parë edhe me figurë, kjo deklaratë e kryeministrit, dukej mëse e besueshme. Ai u shfaq para publikut i indiferent ndaj të tilla lajmeve, të publikuara fillimisht nga rrjeti investigativ BIRN. 

Tha se familjarët e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës “nuk kanë ardhur asnjëherë të kërkojnë prej nesh shifra të tilla apo të pretendojnë prej nesh një dëmshpërblim që shtetit shqiptar i takuan t’ua japë bazuar në një vendim gjykate”. 

 

Në të vërtetë, rezulton se kryeministri ka mashtruar publikisht, jo vetëm familjarët e viktimave, por publikun mbarë. BIRN publikoi pa kaluar 24 orë një dokument që mban firmën e tij, në të cilin kryeministri urdhëron ngritjen e një grupi pune “për përllogaritjen e drejtë të dëmit të pësuar nga viktimat në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe të gjeje burimet për përballimin e efekteve financiare e të propozojë mënyrën më të përshtatshme për përballimin e këtyre shpenzimeve”. (më poshtë, kopje e dokumentit)

 

Firma e tij, e vënë mbi këtë dokument dyfaqësh që prej 31 korrikut të vitit 2004, e përgënjeshtron po aq publikisht sa ai foli tek Xhunga. Dhe ku dokument nuk është i vetmi fakt që hedh dritë mbi rrenat që kryeministri thotë para shqiptarëve në prajm tajm.

 

Dorian Matlija, avokati i familjeve të  Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës, në një intervistë për ABC News, thotë se negociatat mes qeverisë dhe këtyre familjeve kanë nisur 12 muaj më parë dhe kanë zgjatur deri në mbrëmjen e 20 janarit, pak orë përpara se Rama të përballej me familjarët personalisht gjatë marshimit në Bulevard, me lule në dorë, në përkujtim të viktimave. (video më poshtë)

 

Të paktën dy prej familjarëve të viktimave të 21 janarit e shprehën hapur zhgënjimin me kryeministrin. Djali i Faik Myrtajt, Renato, dhe vajza 15 -vjeçare e Ziver Veizit, Ana, lëshuan sinjale të forta se nuk po bëhej drejtësi dhe se po përsëriteshin si çdo vit shëtitjet në bulevard. Kur drejtësia mungon, ndryshe nga sa kishte premtuar në opozitë Edi Rama dhe me refuzimin e qeverisë për t’i dëmshpërblyer familjet e viktimave, zhgënjimi i tyre është i kuptueshëm. Aq sa ç’është e kuptueshme edhe se kush është idioti në këtë rast.