• |
ide | kryesore

Berlusconi vendos për të ardhmen e Inzaghit

Arkiva, Sport
milan_6863.jpg



Milani do të vazhdojë t’i besojë Filippo Inzaghit, edhe pse skuadra po kalon momente të vështira. “Kuqezinjtë” kanë një bilanc të dobët në Serie A duke zënë vendin e 10-të me vetëm 26 pikë, ndërsa një natë më parë u eliminuan edhe nga Kupa e Italisë pas disfatës nga Lazio me rezultatin 1-0. “Fat i keq, shpresojmë. Do ta mbajmë Inzaghin deri në fund të sezonit nëse nuk ndodh ndonjë katastrofë me përmasa më të mëdha” – deklaroi Administratori i Deleguar i Milanit, Adriano Galliani. Mësohet se vendim e ka marrë vetë Berlusconi.