• |
ide | kryesore

Etrit Berisha rrezikon dënimin, nënshkroi dy kontrata në të njëjtën kohë

Arkiva, Sport
berishaaa.jpg



Probleme të mëdha rreth portierit shqiptar Etrit Berisha. Ai rrezikon dënimin pasi kur vendosi të kalonte tek Lazio në Seria A, ai kishte nënshkruar më parë një kontratë me Chievo Verona. Pas padisë së këtyre të fundit, prokuroria italiane hapi hetimet për portierin me origjinë nga Prishtina. "Etrit Berisha, pas më shumë se një viti paguan çmimin e nënshkrimit të dyfishtë me Chievon dhe Lazion" – raporton Goal.com. Nisjen e hetimeve e konfirmoi vetë Federata Italiane e Futbollit. “Pas hetimeve paraprake, prokurori federal i është drejtuar gjykatës për futbollistin e Lazio-s, Etrit Berisha. Ai akuzohet për ndërrimin e skuadrës me kontratën e nënshkruar më 1 shtator 2013 me Lazion e cila ka dorëzuar këtë kontratë në Federatë, pavarësisht se më herët ai kishte nënshkruar për Chievo Verona më 29 korrik 2013, e cila ka dorëzuar kontratën më 30 korrik dhe 2 shtator 2013", – thuhet në deklaratën e Federatës italiane të futbollit (FICG). Arsyeja e masës ndaj portierit, është "thyerja e ligjit federal që ndalon lojtarin të nënshkruajë në të njëjtën kohë me më shumë se një klub” – deklaron Federata Italiane e Futbollit./lapsi.al/