• |
ide | kryesore

Femrat me të pasme të mëdha bëjnë fëmijë më të zgjuar

Arkiva, Stil
bummm.jpg



Viti që lamë pas ishte padyshim “viti i të pasmeve”. Femrat e famshme me anën “B” më në formë ishin vazhdimisht kryetema në gazeta, revista e portale. Dominuan Kim Kardashian, Jennifer Lopez e Nicki Minaj, por edhe Kallashi e Shkëndije Mujaj nuk u qëndrojnë larg kur është fjala për “produkte vendi”. Mirëpo, përveç përparësive që ka prapanica e madhe në Shoë Bizz, ajo ka edhe avantazh në aspektin shkencor. Një studim i realizuar nga Universiteti i Oxfordit ka sjellë të dhëna se të pasmet e mëdha lidhen me lindjen e fëmijëve më të shëndetshëm.

Studimet shkencore shumë kohë më parë kanë treguar se femrat që kanë ndërtim “më të fortë” fizik, sidomos në pjesën e poshtme (ijët, të pasmet, kofshët) janë më pak të ekspozuara ndaj sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë.

Shtresat yndyrore që janë të shtresuara në pjesën e poshtme të femrave përmbajnë sasi të mëdha të acideve omega-3-yndyrore që ndihmojnë në zhvillimin e trurit të foshnjës gjatë shtatzënisë.

Po ashtu, studimet thonë se yndyrat që gjenden në qumështin e nënës vijnë nga “rezervuari” i pozicionuar në pjesët e poshtme të trupit.

Dhe ajo që është më interesante nga këto studime – janë të dhënat se yndyrat e shtresuara në prapanicën e nënës, ndihmojnë në lindjen e fëmijëve më të mençur.