• |
ide | kryesore

E rrallë/ Pogba vlen 100 milion €? Allegri e mund në duel! (video)

Arkiva, Sport
poli.jpg



Nëse Pogba vlen 100 milioni (siç thotë Allegri) dhe mbase më shumë (fjalët e Raiolas), sa mund të vlejë një lojtar që fiton ndaj tij 5-2 në një duel tek për tek? Mëkat është që personazhi në fjalë e ka lënë futbollin. Dueli surprizë i humbur nga talenti francez ka pasur përballë pikërisht Massimiliano Allegrin. Po pra, tekniku e ka sfiduar lojtarin e tij në fund të stërvitjes së zhvilluar në Vinovo në një garë goditjesh nga larg në një portë të vogël. Rregulli i vetëm? Të mos e kërceje topin. Është ajo që ka bërë shpesh Pogba dhe Allegri që e ka ngacmuar. “Nuk ishte mirë”, “Nuk vlen”. Në një moment kur trajneri ishte në avantazh ka provokuar lojtarin: “Të shkatërroj psikologjikisht Paul. A më dëgjon Paul?”. Në këtë mënyrë fitoi eksperienca me rezultatin 5-2. Video mbyllet me ekzaltimin e Allegrit që tallet me kampionin e tij…/lapsi.al/