• |
ide | kryesore

Letra e një shqiptareje që më rrëzoi paragjykimet

Arkiva, Stil
felix.jpg



Marc Oliver Ruehle është një gjerman që këtë verë pati një histori të hidhur gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar. Megjithatë një letër që vend më poshtë e ka bërë të ndryshojë mendje për shqiptarët.

“Kjo është një përvojë personale, që dua ta ndaj me të tjerët. Nuk bëhet fjalë për një raportim për udhëtimet, por për historinë e një letre. Unë dhe miku im, Feliks, udhëtuam në Shqipëri. Në breg, në Rivierë, nga Mali i Zi deri pranë kufirit me Greqinë. Pastaj në brendësi, në Alpet Shqiptare. Një kombinim fantastik. Por në një internet- kafe dhe pikë bastesh (shqiptarët i pëlqejnë bastet) në qytezën e vogël Orikum, Feliksi harroi kartën e kreditit, kartën e automatit dhe letërnjoftimin personal. Të gjitha bashkë, në një qese plastike. Por ai e vuri re këtë gjë vetëm një ditë më pas, pranë një gjiri fantastik. Shumë kilometra larg. Telefoni nuk kapte valë. Ishim të shqetësuar, ku mund të ishin dokumentet? U kthyem sërish në internet kafe. Të rinjtë na mbanin mend, e dinim se ku ishim ulur, por nuk gjetën gjë. Edhe në kamerat e sigurisë nuk shihej gjë. Feliksi bllokoi kartat e tij me një telefonatë në Gjermani. Të humbasësh kartat e kreditit në Shqipëri, një nga vendet më të varfra në Europë, natyrisht që të bën të nisësh nga paragjykimet.  Megjithatë ky ishte një përgjithësim i nxituar. Një muaj më vonë: një letër vjen nga Italia, dërguesi është i panjohur. “I dashur Feliks. Unë jam Florika, jam shqiptare, jetoj në Itali. Këtë shtator isha në vendlindjen time, në Orikum. Atje kemi gjetur kartat e tua të kreditit. Të kam shkruar në FB, por nuk mora një përgjigje. Tani po të dërgoj një letër nga Italia. Nuk i kemi përdorur kurrë dhe shpresojmë që ke mundur t’i zgjidhësh problemet e tua”. Ky është një argument kundër të gjithë klisheve. Pas kësaj, pyes veten pse këto ndjenja dhe fyerje ndaj një vendi dhe një populli, që nuk e njohim fare?

*Marrë me shkurtime nga Huffington Post Deutschland/Mapo/