• |
ide | kryesore

Johnny Depp martohet me aktoren sexy Amber Heard

Arkiva, Paparazzi
1422632645-1422632531-fappening-20-rihanna-kim-kardashian.jpg



Lajme të këqija për tifozet e piratit më seksi të kinemasë. Pas lajmeve për një krizë në marrëdhënien e tyre, del një tjetër lajm edhe më i bujshëm (akoma i pa konfirmuar zyrtarisht) se Johnny Depp, 51 vjeç dhe Amber Heard, 23 vjeç po bëhen gati të martohen. E ka publikuar lajmin “Page Six” që ka shtuar se ceremonia do të bëhet në një ishull privat të aktorit. Bëhet fjalë për ishullin Little Hall’s Pond Cay, të mrekullueshmin e Karaibeve i blerë nga aktori për 3.6 milionë dollarë në vitin 2004 kur edhe u dashuruan pas filmit “Piratët e Karaibeve”. Dy aktorët e fejuar zyrtarisht më 2013, do ta hedhin hapin e madh fundjavën e ardhshme, më 7 ose 8 shkurt. Do të jenë afër 50 të ftuar. Thuhet se do të jenë edhe dy fëmijët e parë të Johnny, Jack dhe Lily-Rose, nga martesa e parë me Vanessa Paradis. Një burim i tha “New York Post” se “ajo po xhiron një fil më Londër dhe ai pjesën e re të “Pratëve…” kështu që kjo ishte koha e vetme për të realizuar martesën./lapsi.al/