• |
ide | kryesore

Kosovë/ Policia hakmerret ndaj “Plisave” që dolën në protestë (video)

Arkiva, Sport
plis.JPG



Njëri nga 8 personat e rrahur nga Policia e Kosovës në në Fan Clubin e tifozëve “Plisat” është edhe Besnik Mujeci. Ky i fundit në debatin në Info Magazine të Klan Kosovës rrëfeu çka ndodhi pas mesditës së të enjtes në lokalin e tifozëve prishtinas. Ai ka konfirmuar se në mesin e të rrahurve është edhe portieri i përfaqësuese së Kosovës, Kushtrim Mushica. “Kushtrimi është godit me shuplaka, shkelma e boksa. Ata e kanë pas shenjën e Policisë së Kosovës pa numër, mendoj që janë ROSU-ja e Pirshtinës” – ka deklaruar Mujeci. “Dy shokë i kanë arrestuar, njërin e kanë liruar e njëri e kanë dërguar në qeli në mbyllje. Ai është një gjendje shumë të keqe shëndetësore”- ka thënë Mujeci. “Derisa na kanë rrahur, Policia na thoshin shkoni te Albini. A e keni pa çka ju keni bo shokëve tonë”- theksoi Mujeci, i cili ka bërë të ditur se Policia e Kosovës i ka kërcënuar që rastin mos ta paraqesin në media.