• |
ide | kryesore

Mariza Ikonomi dhe Françesk Radi, bashkë pas 21 vitesh

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Kanë kaluar plot 21 vite dhe ata të dy duken po të njëjtët, si në skenën e festivalit të 33-të kur në 94-ën, këndonin “Telefonatë zemrash”. Ky bashkim mes kantautorit Françesk Radi dhe këngëtares Mariza Ikonomi ka ndodhur mesditën e së premtes, në Radio Bar. Nuk dihet nëse takimi ka të bëje me ndonjë projekt të ri mes artistëve apo ka qenë një koiçidencë të cilën Mariza ka dashur t’a ndajë me fansat në IG. Sidoqoftë, mjafton edhe kjo foto si fillim, për t’u kthyer pas në kohë, e për të kuptuar se Mariza dhe Franko, nuk kanë ndryshuar fare.