• |
ide | kryesore

Të ftuarit VIP në eventin AMA Boutique & Caffe (Foto)

Arkiva, Stil
hapja.jpg



Pritja më në fund mbaroi dhe të mrkurën, në zemër të ish Bllokut çeli dyert ai që do të jetë destinacioni më i ri i adhuruesëve të kafesë së mirë por edhe të ambjenteve me shije.

Kompania New Century, prodhuesi dhe shpërndarësi i kafesë premium ama® Caffe, ka zhvilluar ceremoninë e hapjes së ama® Boutique dhe ama® Bar. 

Agim Zeqo dhe Blendi Fevziu 

Ariana Fullani, Aleksandër Frangaj, Enada At'Nikolla 

Në një mbrëmje elegante nën tingujt e muzikës së këngëtares Marsela Çibukaj, ama® Boutique dhe ama® Bar priti të ftuarit e shumtë, kryesisht personalitete të ekranit shqiptar të cilët ishin aty për të përgëzuar këtë iniciativë të re të kompanisë. 

Enada dhe Marsela Çibukaj

Alba Frangaj 

Arian Çani dhe Sokol Nako

Aurela Hoxha

Elena Lika

Soni Malaj 

Eva Mane

Erik Fullani

Në ambjentin plot stil të lokalit me një dizajn bashkëkohor, ndihej prekja e stilistes At’Nikolla, ku përveç ngjyrave, të gjalla ishin edhe dekorimet që në mbrëmjen e djeshme, ishin modele të cilat mbanin veshur krijimet e saj që përfaqësonin edhe kapsulat e kafesë.

Enada At'Nikolla

Krahas lokalit ku kushdo do të mund të konsumojë “il suo amato caffè” si dhe produkte të tjera, vjen edhe një boutique, ku kryefjala është ama® capsule. 

Altin Lala

Në këtë mënyrë gjithësecili mund ta ketë kafenë e tij të dashur në ambjentin e punës apo të shtëpisë apo kudo ku ai dëshiron dhe për më tepër, ashtu si e dëshiron duke qenë se portofoli i ama® Caffe, është i pasur me produkte të shumëllojshme, të gatshme për të kënaqur çdo shije.