• |
ide | kryesore

Tirana ngjitet përkohësisht në krye

Arkiva, Sport
GOL TIRANA.jpg



Nis me fitoren e Tiranës java e 20-të e Superligës. Bardheblutë e kryeqytetit i shtojnë një tjetër sukses ecurisë pozitive duke mundur 1-0 Flamurtarin. Sërish vendimtar Selemani Ndikumana. Tre gola në dy ndeshje për sulmuesin që vulosi fatin e sfidës vetëm pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Gjithsesi deri te goli i fitores skuadrat do të shpërdoronin të gjitha rastet për shënim. Ashtu si një javë më parë, Ndikumana rezultoi deciziv për skuadrën e Maganit. Të kota përpjekjet e Flamurtarit në fundin e ndeshjes, ndërsa festa ishte e gjitha për Tiranën, që në pritje që rivalët e tjerë për titull të zbresin në fushë të shtunën, ngjitet në vendin e parë të renditjes me pikë të barabarta me Kukësin.