• |
ide | kryesore

“50 hijet e Grejit”, 20 minuta seks në 100 minuta film (video)

Arkiva, Paparazzi
graey.jpg



Filmi "50 hijet e Grejit" që mbështetët në serinë e librave me të njëjtin emër do të jetë filmi me eksplicit në më shumë se një dekadë. Janë mediat ndërkomëbtare që e paralajmërojnë këtë fakt. Sipas gazetës britanike, "Daily Mail" nga 100 minuta sa do të jetë i gjatë filmi, 20 të tilla do të jenë me skena seksi. Premiera botërore e filmit do të mbahet në ditën e Shën Valentinit, ndërsa një rol në këtë film e ka edhe Rita Ora. Sidoqoftë, aktori kryesor i filmit, Jamie Dornan, i cili e luan rolin kryesor, atë të Christian Grey, thotë se nuk beson se filmi është “pornografik apo as erotik”. Normalisht, paralajmërime të tilla bëjnë që "Fifty Shades of Grey" të konsiderohet filmi me pritshmërinë më të lartë nga adhuruesit e filmit. Traileri i filmit tashmë është parë mbi 45 milionë herë në YouTube.