• |
ide | kryesore

Bie në koma, vajza e Whitney Houston

Arkiva, Paparazzi
bobi.jpg



Bobbi Kristina Brown, vajza e këngëtares Whitney Houston, u gjet pa ndjenja të shtunën e 31 janarit në shtëpinë e saj në Roswell. 21-vjeçarja ishte e futur në vaskën e banjos, ashtu si u gjet trupi i nënës së saj, pa jetë në shkurt të 2012-ës në Beverly Hills, në California. Ai që lajmëroi mjekët ishte bashkëshorti i saj Nick Gordon, që ishte përpjekur ta sillte në jetë. Pasi u dërgua në spital ajo tashmë ndodhet në koma. Për shkak të mungesës së oksigjenit, disa nga funksionet e  trurit janë dëmtuar. I ati i vajzës, këngëtari dhe producenti Bobbi Brown, tha se nuk do të bëhej publik asnjë raport për gjendjen e saj pasi kjo është një çështje private. Disa media amerikane shkruajnë se ajo ishte bërë me fiksime në prag të përvjetorit të tretë të vdekjes së të ëmës më shumë se herët e kaluara. /lapsi.al/